· Analizon aplikimet për kredi dhe dokumentacionin mbështetës të klientëve individë dhe biznese.
· Kryen analizë financiare të individëve duke vlerësuar të ardhurat, shpenzimet, angazhimet ekzistuese dhe aftësinë paguese.
· Kryen analizë financiare të bizneseve përmes interpretimit të pasqyrave financiare, qarkullimit bankar, cash-flow, fitimit neto dhe treguesve financiarë.
· Vlerëson qëndrueshmërinë financiare të klientit dhe aftësinë për të përmbushur detyrimet e kredisë.
· Analizon historikun kreditor dhe identifikon riskun potencial të mospagimit.
· Verifikon saktësinë dhe vlefshmërinë e dokumentacionit financiar dhe ligjor.
· Përgatit raporte analitike dhe rekomandime për aprovimin ose refuzimin e aplikimeve për kredi.
· Kryen vlerësimin e kolateralit dhe siguron që garancitë të jenë në përputhje me kërkesat e institucionit.
· Monitoron portofolin ekzistues të kredive dhe identifikon klientët me risk të lartë.
· Bashkëpunon me departamentet e shitjes, riskut, ligjorit dhe operacioneve për përpunimin e aplikimeve.
· Siguron respektimin e politikave të brendshme, procedurave operacionale dhe kërkesave rregullatore.
· Mban komunikim profesional me klientët për sqarime, dokumentacion shtesë dhe ndjekjen e procesit të aplikimit.