Kredo Finance sh.p.k është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017.
Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania synon të ofrojë shërbime të financimit të shpejtë për individët me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Shoqëria përbëhet nga një staf lokal me investitorë të huaj, të cilët kanë një eksperiencë të gjerë në ndërtimin e institucioneve kredidhënëse për individët.
Klientët tanë janë individë me të ardhura mujore të qendrueshme, të cilët kërkojnë financim të shpejtë për të plotesuar nevoja konsumi dhe shpenzimi të paparashikuara në rutinën e tyre të përditëshme.
Kredo Finance ne kuader te zgjerimit te produkteve te saj, mbeshtet financiarisht qe nga Mars 2022 dhe bizneset e vogla (tip person fizik) dhe fermere apo ambulante te licencuar.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, të teknologjisë dhe të shërbimit të klientit, të cilët janë ekspertë në fushat e tyre. Të gjitha këto bëjnë të mundur që Kredo Finance të ketë avantazhe konkuruese në treg që përfshijnë:
Nivel të lartë të shërbimit të klientit dhe komunikimit me ta. Ne dëgjojmë me vëmendje nevojat e tyre dhe ofrojmë mënyrën më të përshtatshme të huamarrjes.