Analist Kredie, Zonen Shkoder, Lezhe, Lac

  • Full-time
  • Last day to apply: 08/06/2026

Rreth nesh

Rreth nesh

 

ECFASh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Analist Kredie, Zonen Shkoder, Lezhe, Lac 


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

·        Analizon aplikimet për kredi dhe dokumentacionin mbështetës të klientëve individë dhe biznese.

·        Kryen analizë financiare të individëve duke vlerësuar të ardhurat, shpenzimet, angazhimet ekzistuese dhe aftësinë paguese.

·        Kryen analizë financiare të bizneseve përmes interpretimit të pasqyrave financiare, qarkullimit bankar, cash-flow, fitimit neto dhe treguesve financiarë.

·        Vlerëson qëndrueshmërinë financiare të klientit dhe aftësinë për të përmbushur detyrimet e kredisë.

·        Analizon historikun kreditor dhe identifikon riskun potencial të mospagimit.

·        Verifikon saktësinë dhe vlefshmërinë e dokumentacionit financiar dhe ligjor.

·        Përgatit raporte analitike dhe rekomandime për aprovimin ose refuzimin e aplikimeve për kredi.

·        Kryen vlerësimin e kolateralit dhe siguron që garancitë të jenë në përputhje me kërkesat e institucionit.

·        Monitoron portofolin ekzistues të kredive dhe identifikon klientët me risk të lartë.

·        Bashkëpunon me departamentet e shitjes, riskut, ligjorit dhe operacioneve për përpunimin e aplikimeve.

·        Siguron respektimin e politikave të brendshme, procedurave operacionale dhe kërkesave rregullatore.

·        Mban komunikim profesional me klientët për sqarime, dokumentacion shtesë dhe ndjekjen e procesit të aplikimit.


Analiza Financiare

·        Analizon pasqyrat financiare të biznesit, përfshirë bilancin, pasqyrën e të ardhurave dhe cash-flow.

·        Llogarit dhe interpreton tregues financiarë si likuiditeti, rentabiliteti, niveli i borxhit dhe aftësia paguese.

·        Vlerëson stabilitetin financiar dhe performancën ekonomike të biznesit në periudha të ndryshme.

·        Analizon burimet e të ardhurave dhe qëndrueshmërinë e tyre për individët dhe bizneset.

·        Përgatit projeksione financiare dhe simulime të pagesave të kredisë kur kërkohet.

Identifikon faktorët kryesorë të riskut dhe propozon masa për minimizimin e tyre.

Kërkesat kryesore

  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomik, Bankë ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë në analizë kredie, financë ose sektorin bankar përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të analizës financiare dhe vlerësimit të riskut kreditor.
  • Aftësi të avancuara në përdorimin e Microsoft Excel dhe programeve financiare.
  • Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe pune në grup.

Integritet, konfidencialitet dhe profesionalizëm i lartë

Benefitet

ECFA Sh.a dëshiron të krijoje një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundësite e barabarta të punësimit që ofron.

ECFA Sh.a përveç pagës për cdo pozicion pune, ofron edhe benefite të tjera, të cilat janë:

·         Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Paketa e Sigurimit Shendetësor Privat

·         Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

·         Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese