Specialist i Riskut

  • Full-time
  • Risk Department
  • HO

Rreth nesh

ECFASh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Specialist i Riskut.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

• Përgjegjës për kryerjen e kontrolleve, analizimin dhe përcaktimin e rekomandimeve të përshtatshme për listën e kontrollit për proceset që lidhen me huadhënien; proceset e mirëmbajtjes së kredisë dhe mbledhjen e kredive të vonuara;

• Përgjegjës për kryerjen e kontrolleve, analizimin dhe përcaktimin e rekomandimeve të përshtatshme për listën e kontrollit për proceset që lidhen me pagesat; monitorimin e transaksioneve me para në dorë; për proceset që lidhen me komunikimet me klientët; për transparencën me klientin në huadhënie dhe gjatë mirëmbajtjes së kredisë.

• Përgjegjës për marrjen, analizimin dhe kthimin e përgjigjeve për çdo ankesë të klientit.

• Mirëmbajtja e Listës së Zezë duke mbledhur informacion, kontrolluar dhe marrë masa; lista të jashtme për përfshirje në "Listën e Bllokimit" - PEP dhe Listën e Terroristëve.

• Mbështetje për kontrollet dhe monitorimin për të parandaluar rastet e mashtrimit të brendshëm ose të jashtëm.

• Mbështetje në plotësimin e saktë të raporteve mujore që lidhen me performancën e kontrolleve dhe të specifikuara në analizë dhe raportim për biznesin.


Kërkesat kryesore

  • Arsim i lartë, preferohet diplomë Master në Administrim Biznesi, Menaxhim ose një fushë të ngjashme.Njohuri të avancuara dhe të thelluara mbi sektorin bankar dhe/ose të mikrokredisë.
  • Të paktën 2–3 vite përvojë pune në sektorin bankar dhe/ose të mikrokredisë.
  • Aftësi të forta në analizën e të dhënave dhe monitorimin e treguesve të performancës.
  • Aftësi për të punuar dhe menaxhuar detyrat nën presion dhe brenda afateve të përcaktuara.
  • Aftësi për të identifikuar shpejt problematikat, për të parashikuar rreziqet e mundshme dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.


Benefitet

ECFA Sh.a dëshiron të krijoje një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundësite e barabarta të punësimit që ofron.

ECFA Sh.a përveç pagës për cdo pozicion pune, ofron edhe benefite të tjera, të cilat janë:

·         Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Paketa e Sigurimit Shendetësor Privat

·         Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

·         Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese