Business Analyst Manager

  • Full-time

Rreth nesh

ECFASh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Business Analyst Manager

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Menaxhon dhe mbikëqyr ekipin e analistëve të kredive business ne te gjithe rrjetin e degeve.
  • Organizon shpërndarjen e aplikimeve dhe monitoron performancën e ekipit sipas SLA-ve dhe objektivave të përcaktuara.
  • Kontrollon dhe validon analizat financiare të përgatitura nga analistët.
  • Analizon pasqyrat financiare, cash flow, ekspozimin financiar dhe kapacitetin pagues të klientëve business dhe individëve premium.
  • Siguron respektimin e politikave të kreditimit, procedurave të brendshme dhe kërkesave rregullatore.
  • Merr pjesë në strukturimin e kredive dhe rekomandimin e kushteve financiare.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e riskut, legal, dhe collections.
  • Merr pjesë në komitetet e kredisë dhe prezanton rastet për shqyrtim dhe aprovimmarrje.
  • Monitoron cilësinë e portofolit dhe identifikon raste me risk të lartë.
  • Propozon përmirësime në proceset e analizës dhe underwriting-ut.
  • Trajnon dhe zhvillon profesionalisht ekipin e analistëve.
  • Përgatit raporte periodike mbi performancën e ekipit dhe cilësinë e portofolit. 


Kërkesat kryesore

  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomik, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në analizë kredie, risk ose financë, preferohet në sektorin bankar ose mikrofinancë.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në menaxhim ekipi.
  • Njohuri shumë të mira të analizës financiare dhe vlerësimit të biznesit.
  • Aftësi në interpretimin e pasqyrave financiare dhe analizën e cash flow.
  • Njohuri mbi politikat e kreditimit dhe menaxhimin e riskut.
  • Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe vendimmarrëse.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi ekipi.

Njohuri shumë të mira të Excel dhe sistemeve të kreditimit

Benefitet

ECFA Sh.a dëshiron të krijoje një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundësite e barabarta të punësimit që ofron.

ECFA Sh.a përveç pagës për cdo pozicion pune, ofron edhe benefite të tjera, të cilat janë:

·         Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Paketa e Sigurimit Shendetësor Privat

·         Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

·         Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese