Specialist i Lartë për Përmirësimin dhe Zhvillimin e Proceseve

  • Full-time
  • HO
  • Last day to apply: 26/07/2026

Rreth nesh

ECFASh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Specialist i Lartë për Përmirësimin dhe Zhvillimin e Proceseve.


Qëllimi i Pozicionit

Specialisti i Lartë për Përmirësimin dhe Zhvillimin e Proceseve është përgjegjës për analizimin, projektimin, optimizimin dhe standardizimin e proceseve të biznesit, me qëllim rritjen e efikasitetit operacional, përmirësimin e përvojës së klientit, reduktimin e kostove dhe mbështetjen e objektivave strategjikë të kompanisë. Pozicioni bashkëpunon ngushtë me të gjitha departamentet për të identifikuar mundësi për përmirësim dhe për të siguruar implementimin e ndryshimeve në mënyrë efektive.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Analizon proceset ekzistuese të biznesit dhe identifikon mundësi për optimizim, automatizim dhe standardizim.
  • Dokumenton dhe përditëson proceset, procedurat dhe udhëzimet operative të kompanisë.
  • Mbledh dhe analizon kërkesat e departamenteve të biznesit për ndryshime ose zhvillime të reja.
  • Përgatit specifikimet funksionale për zhvillimet që do të implementohen nga departamenti i Teknologjisë së Informacionit.
  • Bashkëpunon me ekipin e IT gjatë analizës, zhvillimit, testimit dhe implementimit të funksionaliteteve ose sistemeve të reja.
  • Koordinon dhe realizon testimet funksionale (User Acceptance Testing – UAT) për zhvillimet e reja.
  • Monitoron rezultatet pas implementimit dhe propozon masa korrigjuese ose përmirësime të mëtejshme.
  • Mbështet zhvillimin dhe implementimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve të reja.
  • Përgatit analiza, raporte dhe prezantime për menaxhimin mbi ecurinë e projekteve dhe iniciativave të përmirësimit.
  • Merr pjesë në projektet strategjike të kompanisë dhe koordinon iniciativat ndërdepartamentale.
  • Ofron mbështetje dhe udhëzime për departamentet gjatë implementimit të proceseve të reja.
  • Monitoron treguesit e performancës së proceseve dhe propozon iniciativa për përmirësim të vazhdueshëm.


Kualifikimet

Arsimi

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Inxhinieri Industriale, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Studimet pasuniversitare ose certifikimet profesionale përbëjnë avantazh.

Eksperienca

  • Minimumi 5 vite eksperiencë në analizën, zhvillimin ose përmirësimin e proceseve të biznesit.
  • Eksperiencë në sektorin bankar, financiar ose mikrofinanciar përbën avantazh.
  • Eksperiencë në menaxhimin ose koordinimin e projekteve ndërmjet departamenteve.

Njohuritë dhe Aftësitë

  • Njohuri të metodologjive të analizës dhe optimizimit të proceseve.
  • Aftësi për hartimin dhe dokumentimin e proceseve të biznesit.
  • Njohuri mbi analizën e kërkesave funksionale dhe ciklin e zhvillimit të sistemeve.
  • Eksperiencë në testimin funksional (UAT).
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint.
  • Njohuri të mjeteve si Jira, Confluence ose platforma të ngjashme përbëjnë avantazh.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, me aftësi për të hartuar dokumentacion dhe për të komunikuar në mjedis profesional.

Kompetencat

  • Mendim analitik dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Orientim drejt përmirësimit të vazhdueshëm.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe planifikuese.
  • Komunikim dhe bashkëpunim ndërdepartamental.
  • Menaxhim efektiv i prioriteteve dhe afateve.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Orientim drejt rezultateve dhe cilësisë.
  • Aftësi për të menaxhuar ndryshimet organizative.
  • Integritet dhe profesionalizëm.


Benefitet

ECFA Sha dëshiron të krijojë një ambient të veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron.

Institucioni ECFA sha përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

  • Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shëndetësor Privat
  • Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
  • Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese