Underwriting Specialist

  • Full-time
  • Risk Department
  • HO

Rreth nesh

ECFASh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Underwriting Specialist.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore


  •  Analizon aplikimet për kredi të referuara nga analistët e kredisë, duke vlerësuar përputhshmërinë me politikat e institucionit, të faktorëve financiarë dhe jofinanciarë që ndikojnë në nivelin e riskut, stabilitetin financiar, kapacitetin pagues dhe nivelin e angazhimeve financiare të klientëve.
  • Analizon garancitë, kolateralin ose garantuesit, kur kërkohen sipas politikave të institucionit.
  • Kryen vizita ne aktivitetet e kredimarresve per te mbledhur informacion shtese per vleresimet e riskut (nese gjykohet e arsyeshme per vendimmarrje).
  • Miraton sipas rasteve të aplikimeve dhe ndihmon vendimmarrjen nga ana e komitetit te kredise për kreditë brenda limiteve të autorizimit.
  • Dokumenton analizën dhe argumentimin e çdo vendimi në sistem.
  • Rekomandon masa për reduktimin e riskut, duke propozuar ndryshime në strukturën ose kushtet e kredisë.
  • Siguron respektimin e politikave të kreditimit, procedurave të brendshme dhe kërkesave rregullatore.
  • Monitoron tendencat e riskut dhe identifikon faktorë që mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e portofolit.
  • Bashkëpunon me strukturat e shitjes se kredisë dhe njesite e tjera te kompanise për sqarimin e rasteve dhe sigurimin e informacionit dhe verifikimeve shtesë.
  • Përgatit raporte periodike mbi aktivitetin e underwriting, identifikon tendenca të riskut në portofol.
  • Propozon përmirësime në politikat, procedurat dhe procesin e analizës së kredive.
  • Merr pjesë në zhvillimin e produkteve të reja dhe përcaktimin e kritereve të riskut.
  • Kontribuon në përmirësimin e modeleve të credit scoring dhe proceseve të automatizuara të vendimmarrjes.

Kërkesat kryesore

  • Diplomë universitare në shkencat ekonomike, financë, kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në analizë kredie, underwriting, menaxhim risku ose sektorin mikrofinanciar.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në menaxhim ekipi.
  • Njohuri shumë të mira të analizës financiare dhe kërkesat rregullatore në fuqi.
  • Njohuri mbi politikat e kreditimit dhe menaxhimin e riskut.
  • Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe vendimmarrëse.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi ekipi.
  • Njohuri shumë të mira të Excel dhe sistemeve të kreditimit.


Benefitet

ECFA Sh.a dëshiron të krijoje një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundësite e barabarta të punësimit që ofron.

ECFA Sh.a përveç pagës për cdo pozicion pune, ofron edhe benefite të tjera, të cilat janë:

·         Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Paketa e Sigurimit Shendetësor Privat

·         Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

 Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese