√ Komunikon dhe informon te gjithe klientet sipas strategjise dhe frekuences se aprovuar ne kanalet e kominikimit. Qellimi kryesor eshte riaktivizimi i te gjithe klienteve pasive, si edhe nxitja e klienteve aktive per te perdorur limitin e plote te aprovuar ne ERP. Siguron zbatimin dhe respektimin e politikave dhe procedurave te lidhura me procesin e shitjes se produkteve financiare per klientet aktive dhe pasive. Siguron qe klientet te marrin informacion te plote dhe cilesor ne lidhje me ofertat e percjella, si dhe kushtet perkatese, duke promovuar produktet dhe sherbimin e kompanise dhe duke nxitur rritjne e shitjeve.
√ Përgjegjës për komunikimin korrekt me klientët aktivë dhe pasivë, duke u angazhuar për të kuptuar nevojat e tyre financiare dhe për të promovuar shërbimet dhe produktet e kompanisë.
√ Përgjegjës për kryerjen e të gjitha detyrave sipas ndarjes së njësisë, ndarjes së punëve dhe prioriteteve të përcaktuara nga Përgjegjësi i Njësisë.
√ Përgjegjës për komunikimin e të gjitha ofertave aktive të Kredo.al, duke respektuar standardet e komunikimit dhe shërbimit sipas fushatave dhe prioriteteve të përcaktuara.
√ Kultivon dhe ushqen marrëdhënie të forta me klientët, duke siguruar një marrëdhënie pozitive dhe të vazhdueshme që përputhet me standardet e shërbimit të institucionit.
√ Përgjegjës për zhvillimin e iniciativave të reja për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme rezultatet e shitjeve dhe numrin e klientëve të shërbyer në Kredo.al.
√ Përgjegjës për identifikimin e trendeve dhe përmirësimin e shërbimit ndaj klientit, duke sugjeruar dhe implementuar ndryshime në procese ose në skenarët (skriptet) e përdorura.
√ Adreson çdo kërkesë të klientit të paraqitur në kanalet alternative të komunikimit, duke e orientuar me informacionin e duhur dhe në përputhje me procedurat në fuqi.
Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar te Specialisti i Cilësisë së të Dhënave.
√ Merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara, duke shprehur aftësitë e punës dhe bashkëpunimit në grup.
√ Mbështet Përgjegjësin e Njësisë duke u angazhuar në procese të ndryshme, në përputhje me nevojat operacionale.