Protocol and Reception Specialist

  • Full-time
  • HO

RRETH NESH

ECFA Sh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Specialist iiProtokollit dhe Recepsionit.


QËLLIMI I POZICIONIT

Departamenti i Administratës dhe Burimeve Njerëzore ka për qëllim sigurimin e zbatimit rigoroz të procedurave të menaxhimit të Burimeve Njerëzore në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë dhe aktet nënligjore përkatëse, duke garantuar transparencë në proceset e përzgjedhjes së stafit.

Pozicioni kontribuon në menaxhimin efikas të kapaciteteve njerëzore në përputhje me politikat institucionale, rritjen e standardeve të kompanisë, respektimin e kontratave të punës si punëdhënës, si dhe në administrimin e përgjithshëm të institucionit, me qëllim garantimin e ruajtjes së aseteve dhe mbulimin e nevojave ditore të institucionit dhe degëve në varësi. 


PËRGJEGJESITË KRYESORE

  • Protokollimi i shkresave zyrtare hyrëse dhe dalëse në përputhje me afatet përkatëse.
  • Hedhja dhe përditësimi i të dhënave në regjistrin elektronik të protokollit të Kredo.al.
  • Zbatimi i detyrave që rrjedhin nga kuadri ligjor dhe nga udhëzimet e Drejtorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore.
  • Përgjegjësi për mirëmbajtjen e recepsionit dhe koordinimin e postës për të gjithë sektorët.
  • Bashkëpunimi me specialistët e sektorëve të tjerë të drejtorive të Kredo Finance, në përputhje me kontratën e punës, rregulloren e brendshme dhe përshkrimin e punës.
  • Asistimi në përgatitjen e planit të punës për Drejtorin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore.
  • Raportimi periodik, sipas intervaleve të planifikimit, mbi detyrat dhe objektivat e realizuara.
  • Kryerja e detyrave në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe rregulloren e brendshme të institucionit.
  • Menaxhimi i procesit të inventarizimit të dokumentacionit (mandat pagesa, dokumentacion kredie).
  • Mirëmbajtja dhe administrimi i procesit të Petty Cash.
  • Mirëmbajtja dhe administrimi i procesit të furnizimit me naftë.


KOMPETENCAT E PROFILIT

Kërkesat e profilit 

  • Arsim i lartë; preferohet Fakulteti i Ekonomisë ose Shkencat Sociale.
  • Njohuri mbi sektorin bankar dhe/ose mikrofinanciar.
  • Përvojë pune 1–3 vite në sektorin bankar/mikrofinanciar.
  • Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës dhe komunikimit.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe brenda afateve.
  • Vëmendje shumë e lartë ndaj detajeve.

 

Kompetencat Kyçe 

  • Integritet dhe Besueshmëri
  • Aftësi për përcaktimin e prioriteteve
  • Orientim drejt zgjidhjes së problemeve
  •  Aftësi planifikimi
  • Orientim drejt rezultateve


BENEFITET

√ ECFA sh.a dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron

√ Institucioni ECFA sh.a përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

 

·   Për nivelin e Specialistit ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat

·   Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

·   Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese