√ Komunikon në mënyrë etike dhe profesionale me klientët të cilët janë në vonesë në ripagimin e kredisë së tyre, me anë të kanaleve të ndryshme të komunikimit të mundesuar nga kompania, si telefon, SMS, e-mail si dhe rrjete sociale, me qëllim rikthimin e tyre në kushte standarte.
√ Analizon aftësinë paguese të klientëve dhe negocion me ta plan të ri pagesash apo sugjeron ristrukturimin e kredisë së tyre.
√ Monitorimi i pagesave: Pas arritjes së një marrëveshjeje për pagesë, specialisti është përgjegjës për monitorimin e pagesave për të siguruar që klienti po respekton kushtet e marrëveshjes së pagesës.
√ Kryen ndërrimin e statusit të klientit në sistemin e administrimit të kredive mbas çdo komunikimi të kryer me të.
√ Dokumentimi në mënyrë të pergjegjëshme i çdo informacioni të marrë nga klientët në profilin e tyre në sistemin e administrimit të kredive.
√ Informon klientin mbi vlerën e detyrimit në vonesë së bashku me arsyetimin përkatës për secilin nga zërat përbërës të këstit të kredisë si dhe i jep atij opsionet e mundshme për të përmirësuar ditë vonesat.
√ Rekomandon tek supervizori falje të penaliteteve apo të komisioneve në varësi të fushatave të ndryshme, si dhe sigurohet qe klienti ka kryer pagesën e duhur dhe kredia ka marrë statusin përkatës.
√ Suporton kolegët dhe rakordon me ta aktivitetet operacionale me qëllim dhënien e një shërbimi sa më profesional kundrejt klientëve.
√ Trajton pyetjet dhe ankesat e klientëve si dhe investigon çdo pretendim të tyre për vlerat e detyrimeve në vonesë.
√ Zbatim i ligjit: Duhet të punojë në përputhje me ligjin dhe rregullat për marrjen e borxheve dhe të respektojë të drejtat e konsumatorëve gjatë proçesit të debt collection
√ Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së supervizorit me qëllim arritjen e objektivave të departamentit.