Inbound Specialist, Customer Relationship Unit

  • Full-time
  • HO
  • Last day to apply: 18/07/2025

Rreth Nesh

ECFA sha është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.


Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e Specialist i Marredhenies me Klientin.

Përshkrimi i Detyrave

√ Të ketë komunikim korrekt dhe profesional në linjën telefonike, faqen tonë të internetit, chatin e brendshëm dhe në të gjithë rrjetet sociale në përdorim.

√ Të jetë i aftë në identifikimin e metodave dhe zgjidhjeve më të mira për të përmirësuar shërbimin e klientëve tanë.

√ Identifikon dhe raporton në kohën e duhur problematika të ndryshme në secilin nga proçeset kryesore, duke u siguruar për mos ndërprerjen e shërbimit të klientit.

√ Të jete i predispozuar të punojë nëpërmjet telefonit, me turne, si edhe të jetë i aftë në kryerjen e proceseve paralele, multitasking (psh. telefonate + përgjigje në chat).

√ Të monitorojë sistemet tona për aplikime të reja si dhe të merret me trajtimin e tyre, sipas proçesit të kredidhënies në fuqi.

√ Të marri pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara, duke shprehur aftësitë e punës dhe bashkëpunimit në grup.

Kërkesat Kryesore

√ Diplomë Universitare

√ Aftesi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën.

√ Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave

√ Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh

√ Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal.

√ Aftësi të shkelqyera të punës në grup

√ Aftësi shumë të mira kompjuterike

Benefitet

√ ECFA Sh.a dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron

√ Institucioni ECFA Sh.a përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:


Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat

Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese


Instruksione mbi aplikimin


Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun: