Conversion Specialist, Customer Relationship Unit

  • Full-time
  • HO

Rreth Nesh

ECFA sha është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.


Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e Specialist i Marredhenies me Klientin.

Përshkrimi i Detyrave

Përgjegjës për komunikimin korrekt me klientët te cilet aplikojne ne kanalet alternative si faqe web, profili I tyre ne web, partnere, duke u angazhuar për të kuptuar nevojat e tyre financiare dhe për të promovuar shërbimet dhe produktet e kompanisë

Përgjegjës për kryerjen e të gjithë detyrave sipas ndarjes së njësisë dhe ndarjes së punëve dhe prioriteteve të përcaktuara nga Përgjegjësi i Njësisë. 

Përgjegjës për komunikimin e të gjithë ofertave aktive të Kredo.al duke respektuar standardet e komunikimit dhe shërbimit sipas fushatave dhe prioriteteve te përcaktuara. 

Përgjegjës për komunikimin me te gjithe klientet te cilet nuk kane arritur te perfundojne aplikimin e tyre pavaresisht burimit te aplikimit, duke I ndihmuar te perfundojne ate. 

Kultivon dhe ushqen marrëdhënie të forta me klientët, duke siguruar një marredhenie pozitive dhe të vazhdueshme që përputhet me standardet e shërbimit të institucionit. 

Përgjegjës për të zhvilluar inisiativa te reja për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme rezultatet e shitjeve dhe numrin e klientëve të shërbyer në Kredo.al.

 Përgjegjës për identifikimin e trendit dhe përmirësimin e shërbimit të klientit duke sygjeruar dhe implementuar ndryshime në procese ose në skenarët (skriptet) e përdorur. 

Adreson çdo kërkesë të klientit të paraqitur në kanalet alternative të komunikimit duke e orientuar me informacionin e duhur dhe sipas procedurave në fuqi. 

Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar tek Specialisti i cilësisë së të dhënave. 

Merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara, duke shprehur aftësitë e punës dhe bashkëpunimit në grup. 

Mbështet Përgjegjësin e njësisë duke u angazhuar në procese të ndryshme në përputhje me nevojat operacionale. 




Kërkesat Kryesore

√ Diplomë Universitare

√ Aftesi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën.

√ Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave

√ Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh

√ Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal.

√ Aftësi të shkelqyera të punës në grup

√ Aftësi shumë të mira kompjuterike

Kërkesat Kryesore

√ Diplomë Universitare

√ Aftesi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën.

√ Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave

√ Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh

√ Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal.

√ Aftësi të shkelqyera të punës në grup

√ Aftësi shumë të mira kompjuterike

Benefitet

√ ECFA Sh.a dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron

√ Institucioni ECFA Sh.a përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:


Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat

Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese


Instruksione mbi aplikimin


Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun: