Menaxher i Kredive të Siguruara me Kolateral Hipotekor

  • Full-time
  • Departamenti i Sherbimit te Klientit

 

ECFA Sh.a. po zgjeron ekipin dhe kërkon një profesionist me eksperiencë, integritet dhe vizion për të marrë një rol kyç në menaxhimin e riskut operacional, përputhshmërisë dhe kontrollit të brendshëm.

Nëse ke eksperiencë në sektorin bankar ose mikrofinanciar, mendësi analitike dhe dëshirë për të ndërtuar procese më të sigurta, më efikase dhe më të orientuara drejt klientit, kjo mund të jetë mundësia jote.





Rreth nesh

ECFASh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Menaxher i Kredive të Siguruara me Kolateral Hipotekor.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore


  • Harton dhe zbaton strategjinë vjetore dhe tremujore të shitjes për kreditë e siguruara me hipotekë.
  • Vendos objektivat e shitjeve (numri i aplikimeve, shuma e çliruar, kuota e tregut) për çdo kanal dhe ekip.
  • Përcakton segmentet e synuara të klientëve dhe zhvillon oferta të përshtatura për to.
  • Analizon tregun, konkurrencën dhe kushtet e çmimit; propozon ndryshime në kushtet, normat dhe komisionet.
  • Planifikon fushata promovuese dhe aktivitete shitjeje, së bashku me marketingun.
  • Identifikon mundësi për shitje drejt klientëve ekzistues (kalim nga kredi pa kolateral në kredi me kolateral, refinancim, shtesë kredie).
  • Ndjek çdo aplikim përgjatë gjithë rrugës: kontakti i parë, takimi, mbledhja e dokumenteve, aplikimi, vlerësimi i kolateralit, analiza, miratimi dhe çlirimi.
  • Mban një pipeline të përditësuar për secilin kanal dhe analist, me status të qartë për çdo aplikim.
  • Monitoron konvertimin ndërmjet etapave, kohën mesatare të procesit dhe aplikimet e bllokuara ose pa lëvizje.
  • Identifikon pengesat në proces dhe propozon zgjidhje për shkurtimin e kohës dhe përmirësimin e përvojës së klientit.
  • Bashkërendon punën me call center-in, degët, kanalet digjitale dhe partnerët për të siguruar kalim të shpejtë dhe të plotë të kontakteve.
  • Organizon takime periodike me ekipet për rishikimin e rezultateve dhe vendos plane veprimi.
  • Siguron që të gjithë pjesëmarrësit të përdorin të njëjtat standarde, skripte dhe procedura.
  • Ndjek procesin e bllokimit dhe regjistrimit të kolateralit për çdo kredi të miratuar, nga dokumentacioni fillestar deri te regjistrimi i hipotekës.
  • Kontrollon plotësinë e dokumentacionit të pronësisë dhe të pasurisë së paluajtshme që do të vihet si kolateral.
  • Koordinon vlerësimin e pasurisë me vlerësuesit e licencuar dhe kontrollon përputhjen e vlerës me politikat (raporti kredi/vlerë – LTV).
  • Ndjek kryerjen e hapave me noterin, juridikun dhe zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për regjistrimin e hipotekës.
  • Siguron që kredia të çlirohet vetëm pasi kolaterali është bllokuar dhe regjistruar sipas kërkesave të brendshme.
  • Ndjek sigurimin e pasurisë dhe dokumentet shoqëruese të kërkuara nga banka.
  • Mban evidencë të përditësuar për rastet në pritje të bllokimit, afatet dhe arsyet e vonesave, dhe ndërhyn për zgjidhjen e tyre.
  • Raporton rregullisht për kohën mesatare të bllokimit të kolateralit dhe për rastet e ngecura.
  • Siguron që aplikimet të plotësojnë kriteret e politikës së kreditimit dhe të limiteve të produktit.
  • Monitoron cilësinë e portofolit, vonesat dhe kreditë me probleme (NPL) për kreditë e siguruara me hipotekë.
  • Bashkëpunon me departamentin e rrezikut dhe të rikuperimit për rastet me vonesa ose me rrezik të lartë.
  • Propozon përmirësime të politikave dhe procedurave kur identifikon rreziqe ose boshllëqe.

 

Raportimi dhe Analiza

  • Përgatit raporte javore dhe mujore për shitjet, pipeline-in, konvertimin dhe bllokimin e kolateralit.
  • Paraqet rezultatet, risqet dhe rekomandimet te drejtimi.
  • Përdor të dhënat për të marrë vendime dhe për të rregulluar strategjinë.

Kërkesat kryesore

Arsimi:

Diplomë universitare në financë, ekonomi, bankë, drejtim biznesi ose fushë të ngjashme. Diploma master është avantazh.

 

Përvoja:

  • Të paktën 5 vjet përvojë në kreditim, preferohet me kredi të siguruara me hipotekë.
  • Të paktën 5 vjet përvojë drejtuese ose koordinuese ekipesh shitjeje.
  • Njohuri për procesin e vlerësimit, bllokimit dhe regjistrimit të kolateralit.

 

Njohuritë dhe aftësitë:

  • Njohje e mirë e produkteve të kredisë, politikave të kreditimit dhe kuadrit ligjor për kolateralin.
  • Aftësi analitike dhe përdorim i raporteve dhe KPI-ve.
  • Aftësi të forta komunikimi, negocimi dhe udhëheqjeje.
  • Përdorim i mirë i CRM, sistemit të kreditimit dhe Excel.
  • Aftësi organizimi dhe ndjekjeje të detajuar të proceseve me shumë hapa.