Specialist i Shërbimit të Klientit, dega Lezhë

  • Full-time
  • Lezhe
  • Lezhe
  • Last day to apply: 07/06/2026

Rreth nesh

ECFA Sh.a është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.


Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionist për degën Lezhë .


Përshkrimi i detyrave

√ Procesimi i aplikimeve për kredi në degë duke ushtruar proceset e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania.


√ Vlerësimi I dokumentacionit të paraqitur nga Klienti.


√ Organizimi I dosjes së kredisë dhe paraqitja e rastit për aprovim sipas kritereve te percaktuara në procesin e kredidhënies.


√ Menaxhimi I kërkesave të ndryshme të klientëve në lidhje me informacionin dhe proceset e kredisë së marrë prej tyre.


√ Kryerja e transaksioneve të kesh-it për pagesat e kredive të procesuara dhe menaxhimi I arkës sipas standarteve të duhura.


√ Shërbimi i klienteve në degë duke u kujdesuar për kërkesat e tyre dhe adresimin e duhur të problematikave të raportuara sipas proceseve të brendshme të shoqërisë.


Kërkesat kryesore

√ Diplomë Universitare.


√ Aftësi të shkëlqyera komunikmi (verbale dhe në të shkruar).


√ Eksperiencë në sektorin e shërbimit të klientit për të paktën 1 vit.


√ Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.


√ Aftësi analitike dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.


√ Profesionalisht i aftë për përdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.


√ Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftesi për të vënë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht.


Benefitet

√ ECFA Sha dëshiron të krijojë një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron


√ Institucioni ECFA sha përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:


Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shëndetësor Privat


Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale


Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese