Specialist i Shërbimit të Klientit, Degët e Tiranës

  • Full-time
  • Tiranë Area
  • Last day to apply: 21/08/2025

Rreth nesh

ECFA shpa është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.


Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozitën e Specialist i Shërbimit të Klientit për deget e Tiranës.


Përshkrimi i detyrave

√ Procesimi i aplikimeve për kredi në degë duke ushtruar proceset e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania.

√ Vlerësimi i dokumentacionit të paraqitur nga Klienti.

√ Organizimi i dosjes së kredisë dhe paraqitja e rastit për aprovim sipas kritereve të përcaktuara në procesin e kredidhënies.

√ Menaxhimi i kërkesave të ndryshme të klientëve në lidhje me informacionin dhe proceset e kredisë së marrë prej tyre.

√ Kryerja e transaksioneve të kesh-it për pagesat e kredive të procesuara dhe menaxhimi i arkës sipas standarteve të duhura.

√ Shërbimi i klienteve në degë duke u kujdesuar për kërkesat e tyre dhe adresimin e duhur të problematikave të raportuara sipas proceseve të brendshme të shoqerisë.


Kërkesat kryesore

√ Diplomë Universitare.

√ Aftesi të shkëlqyera komunikimi (verbale dhe në të shkruar).

√ Eksperiencë në sektorin e shërbimit të klientit për të paktën 1 vit.

√ Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.

√ Aftësi analitike dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.

√ Profesionalisht i aftë për përdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.

√ Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftësi për të vënë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njekohësisht.


Benefitet

√ ECFA shpk dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron

√ Institucioni ECFA sha përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:


Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat


Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale.

Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese.