Sales Team Specialist

  • Full-time
  • HO
  • Last day to apply: 04/10/2024

Rreth Nesh

ECFA sh.p.k një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proçes të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe sherbim klientele, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e Sales Team Specialist.


Përshkrimi i Detyrave

√ Të ketë komunikim korrekt dhe profesional në linjën telefonike, faqen tonë të internetit, chatin e brendshëm dhe në të gjithë rrjetet sociale në përdorim.

√ Të jetë i aftë në identifikimin e metodave dhe zgjidhjeve më të mira për të përmirësuar shërbimin e klientëve tanë.

√ Identifikon dhe raporton në kohën e duhur problematika të ndryshme në secilin nga proçeset kryesore, duke u siguruar për mos ndërprerjen e shërbimit të klientit.

√ Të jete i predispozuar të punojë me turne.

√ Të marri pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara, duke shprehur aftësitë e punës dhe bashkëpunimit në grup.


Kërkesat Kryesore

 √ Diplomë Universitare

√ Aftesi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën.

√ Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave

√ Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh

√ Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal.

√ Aftësi të shkelqyera të punës në grup

√ Aftësi shumë të mira kompjuterike


Benefitet

√ ECFA dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron

√ Institucioni ECFA përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

 

·         Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat

·         Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

·         Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese