Sage logo black

Specialist i Ri i Finances (Junior Finance Specialist)

  • Full-time
  • Finance department
  • HO

Rreth nesh

Kredo Finance sh.p.k, një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Specialist i Ri (Junior) i Financës.


Përshkrimi i detyrave

  • Regjistron, miremban, klasifikon regjistrin e aseteve fikse
  •  Miremban proceduren e aprovimit te faturave / shpenzimeve ne Asana
  •  Regjistrim ditor te veprimeve bankare
  •  Regjistrim ditor te pagesave me reference te faturave
  •  Kuadron pagesat ne llogarite bankare, agjentet (psh. WU) me te dhenat e regjistruara ne ERP dhe njofton prane departamentit perkates. Pergatit nepermjet regjistrimit te faturave individuale te blerjeve dhe permbledh librin e blerjeve. Rendit faturimet sipas datave te leshimit.
  •  Kuadrim i llogarive tranzitore per levizjen e fondeve
  •  Regjistron, miremban, klasifikon regjistrin e aseteve fikse


Kërkesat kryesore

  •  Diplomë Universitare në Finance - Kontabilitet
  • Eksperience pune minimumi 1 vit ne pozicione te ngjashme
  •  Njohuri të mira të parimeve dhe praktikave të kontabilitetit, si edhe raportimit financiar
  •  Aftësi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën
  •   Aftësi shumë të mira analitike dhe i vemendshem ndaj detajeve
  •  Aftësi të demonstruara të manaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup
  •  Aftësi shumë të mira ne Excel


Benefitet

Kredo Finance dëshiron të krijoje një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundësite e barabarta të punësimit që ofron.

Kredo Financë përveç pagës për cdo pozicion pune, ofron edhe benefite të tjera, të cilat janë:

·         Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Paketa e Sigurimit Shendetësor Privat

·         Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

·         Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese