Kredo Financë sh.p.k.

Specialist I sigurise fizike

  • Full-time
  • Security Department
  • HO

Rreth nesh

Kredo Finance sh.p.k, një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Specialist I sigurise fizike


Përshkrimi i detyrave

  •  Asiston Shefin e Sigurisë për elementet e sigurisë fizike sipas rregullatorit në fuqi dhe kërkesave ligjore për veprimtarinë e shërbimit financiar;
  •  Asiston për të siguruar ambientet dhe personelin duke inspektuar godinat ; monitoron pajisjet e mbikëqyrjes; pajisjet dhe pikat e aksesueshme; lejet e hyrjes;
  •  Asiston në monitorimin e sistemit të kamerave dhe alarmit në zyrat dhe degët e institucionit;
  •  Asiston Shefin e Sigurisë për situatat problematike dhe suporton Shefin e Sigurise me koordinimin me instancat/institucionet përkatëse për raportimin dhe zgjidhjen përkatese;
  •  Siguron funksionimin e pajisjeve duke plotësuar kërkesat e mirëmbajtjes parandaluese; keqfunksionimet; kërkon riparime; vlerëson pajisjet e reja dhe teknikat.

Kërkesat kryesore

·        Diplomë Universitare;

·        Minimumi 2 vjet eksperience pune;

·        Aftesi kompjuterike të avancuara me databaza dhe MS Office. 


AFTËSI TË TJERA TË PREFERUESHME


Aftësi komunikimi të shkëlqyera verbale dhe ne të shkruar ; I kujdesshem ndaj detajeve dhe saktësisë se informacionit si dhe dokumentimit ; I aftë për të punuar në grup.

Benefitet

Kredo Finance deshiron te krijoje nje ambjent te vecante pune dhe eshte krenar per mundesite e barabarta te punesimit qe ofron

v Institucioni Kredo Financë përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

·  Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat

· Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

·  Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese