Kredo logo

Specialist Sherbim Klienti, Dega Durres @ Kredo Financë sh.p.k.

Terms & conditions

Terms & Conditions

Njerëzit janë faktori kyç për vazhdimësinë dhe suksesin e biznesit. Kredo Finance ka krijuar një proces të mirëpërcaktuar për tërheqjen e profesionistëve të saj të ardhshëm, duke synuar përputhjen midis kërkesave të pozicionit të punës me aftësitë e kandidatëve, përvojën me kompetencat dhe sigurimin e mundësive të barabarta në përputhje me kërkesat ligjore.


Procesi i rekrutimit zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme për pozicionet e lira pranë Kredo Finance dhe është i hapur për të gjithë kandidatet e interesuar që sapo janë diplomuar dhe për profesionistë të fushave të ndryshme.


Të interesuarit mund të aplikojnë për pozicionet e lira pranë Kredo Finance në faqen tonë të internetit ose të dërgojnë një CV në adresën e e-mail [email protected]. Çdo pozicion i shpallur përshkruan detyrat kryesore si dhe eksperiencën, kualifikimet dhe aftësitë që duhet të ketë kandidati. 


Aplikimi për punësim përmes mënyrave të sipërpërmendura, nënkupton dërgimin në bazën e të dhënave të bankës të një informacioni, i cili përmban elementë të të dhënave tuaja personale. Kredo Finance siguron çdo përdorues se të dhënat e tij personale, do të sigurohen, ruhen dhe përpunohen me sistemet më të larta të sigurisë si dhe në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr.9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe aktet nëligjore të dala në zbatim të tij, duke u përdorur vetëm për përdorim të brendshëm për qëllimet e rekrutimit dhe në përputhje të plotë me qëllimin e kërkuar prej përdoruesit.



Për këtë qëllim, në momentin e aplikimit për punësim përmes plotësimit të formularëve dhe dërgimit të informacionit në bazën e të dhënave të Kredo Finance, përdoruesi pohon vërtetësinë e të dhënave të tija personale të paraqitura si dhe deklaron se është në dijeni të plotë për arsyet e përpunimit të tyre, duke pranuar kështu që ato të përpunohen vetëm për përdorim të brendshëm të Kredo Finance në përputhje me qëllimin e aplikimit të tij dhe do të fshihen automatikisht pas perfundimit te ketij procesi. 


Në çdo rast, Kredo Finance i siguron përdoruesit që aplikon për punësim, të drejtën për të patur akses të plotë në informacionin e dhënë dhe, ndër të tjera, i garanton atij që, nëpërmjet një kërkese drejtuar Kredo Finance të kërkojë njohjen me to, fshirjen apo korrigjimin e tyre.

 


Vetëm kandidatet të cilët plotësojnë kriteret për pozicionin kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe u nënshtrohen një testimi lidhur me njohuri të përgjithshme si dhe të lidhura me pozicionin. Për disa pozicione të veçanta nuk është e nevojshme që kandidati ti nënshtrohet testimit. Procesi vazhdon më tej me intervistën me gojë zhvilluar në prani të panelit intervistues. Rezultatet e testit si dhe të intervistës me gojë janë faktorët përcaktues për përzgjedhjen e kandidatit fitues .