Kredo Financë sh.p.k.

Business Analyst

  • Full-time
  • MIS Department

RRETH NESH

ECFA sh.p.k një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg qe prej vitit 2017, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proçes të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë në fusha të ndryshme të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e Business Analyst


PËRSHKRIMI I DETYRAVE

  • Merr pjese në zhvillimin dhe integrimin e proceseve të reja të biznesit, duke përfshirë testimin e performancës, shmangien e rreziqeve, zgjidhjen e defekteve, sigurimin e cilësisë, riparimin e gabimeve, hartimin e manualeve, si dhe trajnimin e përdoruesve fundorë.


  • Merr pjesë në implementimin e zhvillimeve dhe programeve me partnerët e jashtëm ose zhvilluesit lokale


  • Mbështet njësitë e tjera në realizimin e proceseve për funksione që lidhen me systemin qëndror dhe sisteme të tjera funksionale në kompani, në përputhje me Procedurën e Zhvillimeve dhe Mirëmbajtjes së Njësisë MIS, si dhe procedurat e tjera në kompani


  • Identifikon nevojat për përmirësime të ndryshme në procese ose sisteme, ndihmon në dizenjimin teknik të kritereve dhe kushteve.


  • Ndihmon Përgjegjësin e Njësisë në përcaktimin e objektivave dhe matjen e rezultateve për vitin në mënyrë që të sigurohet për kryerjen e tyre në kohën e duhur.


  • Identifikon, raporton dhe jep suport në kohe në zgjidhje të problematikave në ERP.


  • Kryen suportin teknik për partnerët per të gjithë fushat e bashkëpunimit (aplikim, disbursim, pagesa)


  • Cdo fund muaji kryen kuadrimin dhe proceset e nevojshme për mbylljen e muajit në system.


  • Merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara, duke shprehur aftësitë e punës dhe bashkëpunimit në grup


  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Menaxherit të MIS.


KËRKESAT KRYESORE

·  Diplome universitare ne fushat Shkenca kompjuterike, ose Ekonomik /Informatik


·  Experience minimum 2 vjet ne pozicione te ngjashme


·  Njohuri te avancuara ne perdorimin dhe menaxhimin e sisteme operacionale


·   Aftësi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën


·  Njohuri të avancuara mbi produktin e kredisë dhe mbi politikat dhe procedurat e kredidhënies


·  Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave


· Aftësi të demonstruara të manaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh


·  Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal


·  Aftësi të shkëlqyera të punës në grup


·   Aftësi shumë të mira kompjuterike


BENEFITET

√ Kredo Finance dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron

√ Institucioni Kredo Financë përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

 

·         Për nivelin e Specialistit te larte ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat

·         Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

·         Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese