· Analizon aplikimet për kredi dhe dokumentacionin mbështetës të klientëve individë dhe biznese.
· Kryen analizë financiare të individëve duke vlerësuar të ardhurat, shpenzimet, angazhimet ekzistuese dhe aftësinë paguese.
· Kryen analizë financiare të bizneseve përmes interpretimit të pasqyrave financiare, qarkullimit bankar, cash-flow, fitimit neto dhe treguesve financiarë.
·Vlerëson qëndrueshmërinë financiare të klientit dhe aftësinë për të përmbushur detyrimet e kredisë.
· Analizon historikun kreditor dhe identifikon riskun potencial të mospagimit.
· Verifikon saktësinë dhe vlefshmërinë e dokumentacionit financiar dhe ligjor.
· Përgatit raporte analitike dhe rekomandime për aprovimin ose refuzimin e aplikimeve për kredi.
·Kryen vlerësimin e kolateralit dhe siguron që garancitë të jenë në përputhje me kërkesat e institucionit.
·Monitoron portofolin ekzistues të kredive dhe identifikon klientët me risk të lartë.
· Bashkëpunon me departamentet e shitjes, riskut, ligjorit dhe operacioneve për përpunimin e aplikimeve.
· Siguron respektimin e politikave të brendshme, procedurave operacionale dhe kërkesave rregullatore.
· Mban komunikim profesional me klientët për sqarime, dokumentacion shtesë dhe ndjekjen e procesit të aplikimit.
Analiza Financiare
· Analizon pasqyrat financiare të biznesit, përfshirë bilancin, pasqyrën e të ardhurave dhe cash-flow.
· Llogarit dhe interpreton tregues financiarë si likuiditeti, rentabiliteti, niveli i borxhit dhe aftësia paguese.
· Vlerëson stabilitetin financiar dhe performancën ekonomike të biznesit në periudha të ndryshme.
· Analizon burimet e të ardhurave dhe qëndrueshmërinë e tyre për individët dhe bizneset.
· Përgatit projeksione financiare dhe simulime të pagesave të kredisë kur kërkohet.
Identifikon faktorët kryesorë të riskut dhe propozon masa për minimizimin e tyre.